Site icon Telegrafi

Hailey Bieber ndjek trendin ‘no pants’: Dalja pa pantallona në Paris e vuri në qendër të vëmendjes

(Foto: Twitter)

Hailey Bieber ka hequr dorë nga pantallonat gjatë takimit me miqtë në Paris, duke iu bashkuar kështu trendit ‘no pants’ që pushtoi botën e modës vitin e kaluar.

Themeluesja e markës Rhode Skin ishte e gjitha e buzëqeshur teksa doli nga një restorant duke treguar këmbët e saj të gjata me geta të zeza.

Manekinia për këtë dalje zgjodhi veshje dyngjyrëshe – pjesën e sipërme bezhë dhe të poshtme të zezë, ndërsa pantallonat i kishte ‘lënë’ në shtëpi.

Dukjen sfiduese e kompletoi me këpucë të zeza, me një rrip me detaje të arta rreth belit dhe një pallto lëkure të gjatë.

Ndonëse doli në mbrëmje, ajo mbante syze dielli, ndërsa në duar i binte në sy manikyri me ngjyrë kafe.

Ndryshe, modelja në Paris po përgatitet për lansimin e produktit më të fundit të markës së saj të njohur të bukurisë: Peptide Lip Tint.

Trendi ‘no pants’ e pushtoi botën e modës në fund të vitit të kaluar dhe fotoreporterët kanë marrë vazhdimisht imazhe të femrave të njohura duke ndjekur këtë trend. /Telegrafi/

 

Exit mobile version