LAJMI I FUNDIT:

Gundogan i gatshëm që t’i rinisë bisedimet për vazhdimi e kontratës me Cityn

Gundogan i gatshëm që t’i rinisë bisedimet për vazhdimi e kontratës me Cityn
Ilkay Gundogan (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Ilkay Gundogan është i gatshëm që t’i rinisë bisedimet me Manchester Cityt, pas finales së Kupës Fa që zhvillohet të shtunën.

Kontrata aktuale e 28-vjeçarit skadon në verën e ardhshme, ashtu që kampioni anglez planifikon t’ia zgjasë atë.

Bisedimet kishin filluar në muajin mars, por City dëshironte që ta shesë gjatë verës (në fillim të sezonit 2019/2020), megjithatë Goal bën të ditur se klubi anglez tash planifikon ta mbajë lojtarin.


Të gjitha lajmet nga Ilkay Gundogan
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ilkay Gundogan

City është optimist për qëndrimin e Gundoganit dhe tash pritet që përfaqësuesit e të dyja palëve të ulen dhe t’i diskutojnë kushtet.

Mesfushori që e përfaqëson Gjermaninë ka luajtur rol të rëndësishëm këtë edicion duke zënë vendin e Fernandinhos së lënduar dhe duke i ndihmuar skuadrës të arrinte 14 fitore rresht dhe ta fitonte titullin e Ligës Premier. /Telegrafi/