LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Ishte e pamundur ta kontrollonim Messin, ekipi im luajti mirë

Guardiola: Ishte e pamundur ta kontrollonim Messin, ekipi im luajti mirë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ndihet i lumtur me lojën e ekipit të tij edhe përkundër humbjes nga Paris Saint-Germain.

City u mposht me rezultat 2-0 në ndeshjen e grupeve nga PSG, falë golave të shënuar nga Idrissa Guaye dhe Lionel Messi.

Megjithatë, Guardiola ka përgëzuar ekipin e tij për paraqitjen, duke thënë se ishte e pamundur të ndalet një ekip si PSG dhe një lojtar si Messi.


“Ne u morëm me PSG-në para së gjithash, por e dimë se është e pamundur të kontrollosh Leon për 90 minuta”, ka thënë fillimisht Guardiola pas ndeshjes.

“Ai nuk ishte shumë në kontakt me topin – natyrisht ai po kthehej nga lëndimi, i duhej pak ritëm, por ne e dimë mjaft mirë kur ai mund të vrapojë dhe t’i afrohet topit, ai është i pandalshëm”.

“Ajo që ne kemi bërë është të minimizojmë, sa më shumë që të jetë e mundur, këto lloj opsionesh dhe të krijojmë shanset që ne mund të krijojmë dhe unë jam i kënaqur me mënyrën se si kemi luajtur”.

“Njerëzit nuk mund të mohojnë që ne ishim aty. Ne arritëm këtu, bëmë lojën tonë, por është gjithmonë një rrezik kur ju humbni topin dhe ata mund të bëjnë një pasim, veçanërisht me Verrattin, një lojtar i jashtëzakonshëm, dhe me Neymar dhe Messin dhe ata mund të vrapojnë, është e vështirë”.

“Ne bëmë një lojë vërtet të mirë, por duhet të kishim shënuar gola dhe nuk e bëmë. Kjo është arsyeja pse ne humbëm”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Premier League
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Al-Ittihad konfirmon dy transferime të mëdha nga klubet evropiane

Ligat tjera
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Kalo në kategori