LAJMI I FUNDIT:

Grupi punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO, kjo është përbërja

Grupi punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO, kjo është përbërja

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur përbërjen e Grupit punues për anëtarësimin e Kosovës në NATO-s, pas miratimit të vendimit për themelimin e grupit.

Qeveria e Republikës së Kosovës sot miratoi kërkesën e MPJD-së për formimin e Grupit ndërinstitucional për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

“Politika e zgjerimit të NATO-s, e paraparë në nenin 10 të Traktatit themelues të Aleancës Veri-Atlantike, është krejtësisht në përputhje me aspiratën tonë shtetërore e të qenit pjesë e një Aleance që promovon dhe mbron vlerat e përbashkëta si paqja, siguria dhe demokracia si dhe fuqizimin e bashkëpunimit me aleatët strategjik ndërkombëtare të cilët janë pjesë e kësaj organizate. Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik kryesor i Republikës sonë”, tha ministrja Donika Gërvalla.


Kosova nis rrugëtimin për anëtarësim në NATO, themelohet Grupi punues ndërinstitucional
Lexo po ashtu Kosova nis rrugëtimin për anëtarësim në NATO, themelohet Grupi punues ndërinstitucional

Grupi Punues ndërinstitucional për integrimin e Kosovës në NATO ka këtë përbërje:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – kryesuese;

Ministri i Mbrojtjes – anëtar;

Ministri i Punëve të Brendshme – anëtar;

Ministrja e Drejtësisë – anëtare;

Një Përfaqësues/e i/e lartë nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës – anëtar/e;

Një përfaqësues/e i/e lartë nga Zyra e Kryeministrit – anëtar/e;

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel – anëtar;

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – anëtar. /Telegrafi/