Sharon Osbourne i ka dalë në mbështetje Kim Kardashianit, pas fotografive lakuriqe, duke postuar edhe ajo një imazh nudo të sajin.
63-vjeçarja e ka publikuar fotografinë e saj në rrjetet sociale duke bërë të dyshohet nëse është trupi i saj apo jo.
Megjithëse është kujdesur që të mos i ekspozohen pjesët intime, Sharon ka shkruar: “Kim Kardashian, ti më frymëzove”.
Kjo fotografi vjen menjëherë pasi ylli televiziv dhe modelja, Courtney Stodden, pozoi nudo duke shkruar mes tjerash: “Oh, as unë nuk mund të gjej asgjë për të veshur, Kim!”. /Telegrafi/