LAJMI I FUNDIT:

Google sjell laptopët Chromebook edhe në Evropë

Google sjell laptopët Chromebook edhe në Evropë

Përdoruresit evropian të linjës së famshmë të laptopëve Chromebook së shpejti do të mund të blejnë ndonjërin prej modeleve të preferuara, pasi që Google ka thënë se do ti sjell këto pajisje edhe në kontinentin tonë.

Më saktë, linja e laptopëve të Google, Chromebook, të cilët prodhohen nga kompanitë e mëdha si HP, Samsung dhe Acer do të vijnë edhe në tregjet evropiane, përkatësisht shtetet e reja si Gjermania, Franca, Irlanda, Holanda, dhe vendet tjera tejoqeanike si Australia, dhe Kanadaja.

Shitjet e modeleve të ndryshme të Chromebook do të fillojnë sot, dhe në mesin e shumë versioneve në dispozicion do të jenë edhe modelet si Chromebook për shkolla dhe biznese.

Për t’i promovuar shitjet e këtyre laptopëve, Google do të organizojë një komunikim direkt me përdoruesit përmes Google Hangout, në secilin shtet prej nga do të fillojnë shitjet.


Përveç këtyre vendeve të reja, laptopët Chromebook do të jenë në dispozicione dhe në më shumë se 1000 dyqanet e BestBuy në SHBA. / Telegrafi /