LAJMI I FUNDIT:

Google Nexus tablet gjatë korrikut?

Google Nexus tablet gjatë korrikut?

Me sa duket, Google ende është duke planifikuar të lansojë tabletin e saj Nexus, dhe kjo do të ndodhë gjatë këtij viti.

Edhe pse më herët ishte thënë se tableti i Google do të paraqitej në treg gjatë muajit prll ose maj, një burim i informuar mirë thotë se Google Nexus Tablet nuk do të paraqitet para korrikut.

Arsyeja e shtyerjes së lansimit të tabletit, thuhet të jetë plani i partnerëve Asus dhe Google, të cilët duan që performancat haduerike të jenë të tilla që ta mbajnë çmimin e tabletit shumë të ulët.

Më herët ishte thënë se Nexus tablet do të vijë në treg për 249 dollarë, mirëpo pasi që Kindle Fire kushton jo më shumë se 200 dollarë, atëherë kompanive prodhuese u mbetet ta konsiderojnë edhe një herë më shumë koston e përdoruesit final i cili do ta blejë tabletin e tyre. / Telegrafi /