LAJMI I FUNDIT:

Google + bën 5 milionë anëtarë!

Google + bën 5 milionë anëtarë!

Rrjeti më i ri social Google +, filloi më 27 qershor të këtij viti, dhe tani për pak ditë i njëjti ka arritur të grumbullojë më shumë se 5 milionë përdorues.

Krahasuar me rrjetin më të madh social – Facebook.com kjo nuk mund të thotë asgjë, por për Google kjo shifër është interesante, pasi që i sjell kompanisë 20 miliardë dollarë më shumë

Më 27 qershor, ditën kur është lansuar rrjeti i ri social i Google, aksionet e kompanisë ishin me vlerë prej 482,80 dollarë, ndërsa vetëm disa ditë më vonë, përkatësisht më 7 korrik, ato kanë arritur një vlerë prej 532 dollarëve, raporton TechChurch.

Këto ndryshime në vlerën e aksioneve të kompanisë, si dhe rritja me shpejtësi marramendëse e numrit të anëtarëve, e heq dilemën e kompanisë, nëse ky projekt ia ka vlejtur.


Në çdo rast, duhet pasur parasysh se Google + është ende në fazën beta, ndërsa mbetet të shihet nëse Google do të dijë të gjindet kësaj radhe në garën për sa më shumë popullaritet në mesin e rrjeteve sociale. / Telegrafi /