Ka përfunduar dëshminë dëshmitari Rrustem Tetaj në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në fund të seancës, ai kërkoi që të shtojë diçka, por kjo nuk iu lejua nga trupi gjykues me arsyetimin se tashmë dëshmia e tij ka përfunduar.
Gjatë fundit të dëshmisë së tij, pyetje shtesë për dëshmitarin pati mbrojtja e Thaçit përmes avokatit Luka Mishetiq, ajo e Veselit përmes avokates Annie O’Reilly dhe mbrojtja e Krasniqit përmes avokatit Aiden Ellis.
Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes se Thaçit, dëshmitari tha se disa dokumente që iu prezantuan sipas pikëpamjes se tij janë shkruar më vonë duke iu vendosur data e mëhershme.
Tetaj u mor në pyetje edhe nga gjyqtari Fergal Gaynor për t’u sqaruar disa çështje për të cilat dëshmitari ka dhënë dëshmi gjatë këtyre dy ditëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka paraparë ndonjë dëshmitarë tjetër për këtë javë, gjykimi në këtë rast pritet të vazhdojë 16 shtator, kështu duke u anuluar seanca e paraparë për ditën e nesërme.
Ndryshe, gjatë dëshmisë së tij, Tetaj deklaroi në Hagë se frazën e Hashim Thaçit “shumë shpejt do ta kryej me ty”, që pretendon se e kishte dëgjuar në takimin me Tahir Zemajn, e kupton si të momentit.
Sipas tij, nuk ka qenë e lehtë në atë kohë që të thuhet ajo fjalë dhe se i ka shpëtuar Thaçit në nervozë.
“Unë e kuptoj që ka qenë në afekt. Njeri në moment në atë kohë se është kanë bukur vështirë me i thanë ato fjalë kur të gjithë ishim të armatosur. Edhe Tahiri ka qenë i armatosur edhe Hashimi. Edhe e kishim një ushtri aty. Kështu që nëse e lyp mendimin tim, ma merr mendja që çdo gjë i ka pshtu në nervozë me atë”, tha Tetaj.
Ai tha se nuk është i sigurt se kujt i kishte drejtuar Thaçi me këtë shprehje, Tahir Zemajt apo Ahmet Krasniqit.
Ndryshe, dëshmitari Tetaj tha se më vonë ka dëgjuar që Thaçi e kishte pseudonimin ‘Gjarpri’.
Po ashtu, mohoi të ketë patur dijeni se çfarë posti kishte Rexhep Selimi gjatë luftës, e që pastaj në bazë të informimeve e di që ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.
Me kaq përfunduan pyetjet e gjyqtarit Barthe për të vazhduar me pyetjet e tij gjyqtari Guénaël Mettraux.
Tetaj ka thënë në Hagë se kishte dëgjuar për persona të rrëmbyer që më pas dërgoheshin në Jabllanicë, por që ai tha se nuk i ka parë vetë me sytë e tij.
Fillimisht, dëshmitarit iu prezantua një deklaratë e mëhershme që ai e kishte dhënë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ku kishte folur për një takim në Jabllanicë me përfaqësuesit e tri fshatrave: Faton Mehmetaj, Lahi Brahimaj dhe Pjetër Shalën.
Sipas gjyqtarit Christoph Barthe, dëshmitari për ZPS-në kishte thënë se ka dëgjuar fjalë nga ai takim se ishin rrëmbyer persona dhe ishin dërguar në Jabllanicë, e që aty kishte pasur edhe një shtab lokal të UÇK-së.
“Secili fshat e ka pas shtabin e tij lokal. E dyta, të gjitha qito që ndaloheshin e qito kam dëgju vetëm prej jashti. Kam dëgju dhe jo pa me sy”, tha dëshmitari.
Dëshmitari gjithashtu u pyet se kur dhe ku ka dëgjuar për persona që rrëmbeheshin, e që më pas dërgoheshin në Jabllanicë.
“Në takimin që është mbajtë me këta persona në fshatin Pozharë, prej atij momenti. Nuk e di datën, por në fillimin e luftës”, tha Tetaj.
I pyetur se nga kush kishte dëgjuar për shtabin lokal në këtë vend, dëshmitari tha se në takim ishte prezent Lahi Brahimaj dhe që kishin marrë vendimin që secili fshat t’i ketë strukturat e veta të shtabeve lokale.
Ai u përgjigj me ‘nuk e di’, kur u pyet nëse këto rrëmbime bëheshin nga anëtarët e UÇK-së.
“Këtë nuk e di, sepse UÇK-ja ishte akoma në zhvillim e sipër”, tha Tetaj. /Betimi për Drejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit