Gjykata Supreme ka marrë vendim edhe për dy ankesat e reja që i ishin drejtuar gjatë ditës së djeshme dhe të sotme.
Supremja e ka hedhur si të palejuar ankesën e kandidatit të koalicionit LAA për deputet Imet Rrahmani, pasi nuk ka pasur të drejtë të bëjë ankesë, ndërsa ankesën e bërë nga Jollxhi Shala nga partia KNRP, Supremja e ka refuzuar si të pabazuar.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.
“Gjykata Supreme ka pranuar dy ankesa të reja. Ankesa nga kandidatit për deputet Imet Rrahmani, e cila është hedhur si e palejuar dhe ankesa nga Jollxhi Shala, e cila është refuzuar”, tha Uka-Lutfiu. /kp/Telegrafi/