LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale konfirmon operacionet në Kosovë

Gjykata Speciale konfirmon operacionet në Kosovë

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) konfirmoi se aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë.

“Operacione në vazhdim e sipër në Kosovë. Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Bastisen shtëpia e Thaçit dhe Veselit  
Lexo po ashtu Bastisen shtëpia e Thaçit dhe Veselit  

Ndryshe, sot janë duke u bastisur shtëpia e ish presidentit Hashim Thaçi, ish kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.


Siç merr vesh Telegrafi bastisje ka edhe në shtëpinë e deputetit të lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Ndryshe, ditë më parë Gjykata Speciale konfirmoi aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të gjitha, tashmë ndodhen në Hagë. /Telegrafi/