Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë (DhSK), kanë paraparë pesë pika të diskutimit në konferencën e 11-të për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e paraparë që të mbahet më 24 mars.
DhSK njofton se është paraparë të diskutohet rreth nxjerrjes së provave, përkthimeve, hetimeve nga ZPS dhe nga mbrojtja, si dhe propozimeve për thjeshtësimin e procedurës në këtë rast.
Kjo është bërë e ditur përmes vendimit për caktimin e konferencës të gjyqtarit paraprak, Nicolas Guillou.
Në këtë vendim thuhet se do të diskutohet nëse palët mund të japin një përditësim mbi progresin e tyre drejt përfundimit të procedurës për zbulimin e materialit të Rregullës 102 (3).
“Në veçanti: progresin e bërë në lidhje me kërkesat ekzistuese të Mbrojtjes për materialin e Rregullës 102 (3), duke përfshirë sasinë e materialit që mbetet për t’u zbuluar në lidhje me secilën kërkesë; nëse ZPS parashikon kundërshtimin e materialitetit të provave në të ardhmen e afërt; një përditësim në diskutimet inter partes në lidhje me tabelat e ZPS lidhur me materialin e kësaj rregulle si dhe nëse dhe cilat afate mund të rivendosen për zbulimin e këtij materiali”, thuhet në vendim.
Tutje, thuhet se do të diskutohet nëse ZPS-ja ka finalizuar shqyrtimin e provave shfajësuese që mbeten në ruajtje të ZPS-së, kontrollin ose njohuritë aktuale që duhet t’i zbulohen mbrojtjes, në përputhje me Rregullën 103 të Rregullores, nëse një gjë e tillë nuk finalizuar, nëse mund të sigurohet një përditësim në lidhje me sasinë e materialit që mbetet për t’u shqyrtuar dhe nëse ndonjë kërkesë për masa mbrojtëse për një material të tillë është e pashmangshme.
Gjithashtu do të diskutohet nëse është bërë përparim në procesin e zbulimit në lidhje me materialin e Rregullës 107, dhe nëse ndonjë aplikim shtesë në përputhje me këtë rregull është i pashmangshëm.
“Nëse është bërë ndonjë përparim në diskutimet inter parte në lidhje me çështjet e “Legal Work Flow”, në veçanti popullimin e subjekteve të dëshmitarëve dhe lidhjen e përkthimeve, versioneve më pak të redaktuara dhe versioneve të korrigjuara me origjinalet e tyre në “Legal Work Flow”, thuhet në vendim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje thuhet se të diskutohet nëse palët kanë bërë ndonjë kërkesë të mëtejshme urgjente për përkthim, duke përfshirë grafikun e Rregullës 109 (c).
Sa i përket hetimeve nga ZPS, do të diskutohet nëse e njëjta mund të sigurojë një përditësim të mëtejshëm për datën e parashikuar të përfundimit të hapave të pazgjidhura hetimore, duke përfshirë nëse hetimet mund të përfundojnë deri më 6 maj 2022.
Ndërsa sa i përket mbrojtjes, do të diskutohet nëse ajo mund të japë më shumë informacion mbi statusin e hetimeve të tyre, në veçanti se çfarë hapash kanë ndërmarrë për t’i çuar hetimet përpara.
“Në mënyrë të ngjashme, nëse Mbrojtja mund të japë më shumë informacion për ndonjë synim për të bërë kërkesa në lidhje me mundësitë unike të hetimit, në përputhje me Rregullën 99 (1) të Rregullave”, thuhet në vendim.
Gjithashtu, do të kërkohet nga mbrojtja të dihet nëse mund të japë më shumë informacion mbi çdo qëllim për të dhënë njoftim për alibinë ose arsyet për përjashtimin e përgjegjësisë, në përputhje me Rregullën 95 (5) të Rregullave, dhe çdo zbulim shoqërues, në përputhje me Rregullën 104 (1) dhe (2) të Rregullave.
Tutje thuhet se nëse dhe kur mund të rifillojnë diskutimet mbi pikat e marrëveshjes mbi ligjin dhe/ose faktet, në përputhje me Rregullat 95 (3) dhe 156 të Rregullores si dhe nëse dhe kur Palët mund të identifikojnë kundërshtimet për pranueshmërinë e materialit dëshmues të zbuluar në përputhje me Rregullin 95 (2) (e) të Rregullave”, thuhet në vendim.
Në këtë vendim thuhet se nga mbrojtja do të kërkohet të dihet nëse mund të japë një vlerësim se kur do të ishte e përgatitur për të paraqitur dosjet paragjyqësore dhe nëse ato do të mund të bëhen para pushimeve verore.
Gjithashtu në këtë konferencë do të diskutohet edhe lidhur me propozimet për thjeshtimin e procedurës në këtë çështje.
“Nëse palët do të ishin në gjendje deri në konferencën e dymbëdhjetë të statusit për të zhvilluar diskutime inter partes ndërmjet palëve dhe/ose për të paraqitur propozime me shkrim për të thjeshtuar procedurat e gjykimit që do të përfshihen në dokumentin e dorëzimit të parashikuar sipas rregullit 98(e) të Rregullave, duke përfshirë afatet kohore për paraqitjen e çështjeve të palëve dhe/ose për marrjen në pyetje të dëshmitarëve, kufizimet në numrin e dëshmitarëve, dhe përdorimin e provave me shkrim dhe propozimet e tabelave”, thuhet në vendim.
Në fund të këtij vendimi, gjykata ka ftuar palët që të tregojnë nëse të njëjtit janë të disponueshëm më 16 maj 2020 për të mbajtur konferencën e radhës në këtë rast.
Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).
Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.
“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.
Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit bashkë me udhëheqësit tjerë të UÇK-së kontribuuan në arritjen e qëllimit t përbashkët.
“Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kushovski: Transporti publik në Shkup është normalizuar, autobusët qarkullojnë rregullisht
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim – përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë