Gjatë ditës së sotme KQZ-ja do të bëjë shpërndarjen e materialit sensitiv në të gjitha komunat e Kosovës, në mënyrë që nesër në orët e hershme të mëngjesit të bëhet shpërndarja nëpër qendrat e votimit.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, i cili tha për KosovaPress, se tanimë ata kanë bërë të gjitha përgatitjet për ditën e nesër që qendrat e votimit të hapen në orën 07:00.
Ai tha se gjatë ditës së sotme do të bëhen gati qendrat e votimit duke vendosur shenjat njoftuese, poe gjithashtu do të bëhet shpërndarja e materialit sensitiv në gjithë Kosovën.
“Sa i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashme të gjitha përgatitjet janë përmbyllur, gjatë ditës së sotme do të bëhet rregullimi i vendvotimeve, pra do të vendosen kabinat e votimit dhe shenjat tjera njoftuese nëpër vendvotime… Sot materialet sensitive që do të thotë fletëvotimet dhe materialet tjera të ndjeshme do të shpërndahen në të gjithë komunat e Kosovës, ndërkaq nesër, të dielën në orën e hershme të mëngjesit nga depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve, materialet do të dërgohen në qendrat e votimit. Shpërndarje e materialeve do të bëhet nën përcjellje, pra në masa sigurie, nën përcjelljen e Policisë së Republikës së Kosovës”, tha Elezi, raporton KP.
Elezi theksoi se për zgjedhjet lokale të ditës së nesërme kanë të drejtë vote 1 milion e 890 mijë e 952 votues, derisa, do të jenë 899 qendra votimi me 2505 vendvotime.
Po ashtu, ai shtoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar më shumë se 33 mijë vëzhgues të cilët do të përcjellin procesin zgjedhor. Prej tyre, rreth 29 mijë iu takojnë subjekteve politike të cilat janë certifikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje, ndërsa, rreth 3.700 vëzhgues do të jenë nga organizatat joqeveritare.
Elezi tha se KQZ-ja do t’ua mundësojë edhe personave me nevoja të veçanta që të votojnë.
“Gjatë ditës së nesërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’iu mundësoj edhe personave me nevoja të veçanta për të votuar. Kjo do të bëhet përmes ekipeve mobile lëvizëse të cilët do të shkojnë në vendbanime apo në adresa të caktuara. Janë 118 ekipe të tilla të formuara nga ana e komisionit qendror të zgjedhjeve. Votuesit me nevoja të veçanta janë të ndara në tri kategori. Fillimisht votuesit e ngujuar në shtëpi, të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar dhe për të shkuar në vendvotimin e rregullt për shkak të paaftësisë fizike shëndetësore ose të ndonjë paaftësie tjetër, bëhet fjale për diku rreth 1600 votues të kësaj kategorie, ndërkaq për votuesit me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion, pra bëhet fjalë për votuesit në hospitalizim, pastaj njerëzit e moshuar nëpër shtëpitë veçanërisht të caktuara për këtë kategori, votuesit që janë pastaj nën kujdes shëndetà «sor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit, në këtë kategori janë 1506 qytetar me të drejt vote për të cilët KQZ do të dërgojë ekipe mobile lëvizëse”, theksoi ai.
Sipas tij, në përgjithësi në kuadër të kategorisë së personave me nevoja te veçanta dhe rrethana të veçanta, numri i përgjithshëm i votuesve të cilët do të mund të votojnë përmes ekipeve mobile lëvizëse është rreth 3.200./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës