LAJMI I FUNDIT:

Gjendje e rëndë te KH Kastrioti, vitin e kaluar fitues të Kupës, tani nuk interesohet askush për hendbollistët

Gjendje e rëndë te KH Kastrioti, vitin e kaluar fitues të Kupës, tani nuk interesohet askush për hendbollistët

Ferizaj është njëri nga qytetet më me traditë sa i përket hendbollit.

KH Kastrioti ka qenë krenari e këtij qyteti ndër vite dhe edicionin e kaluar ka qenë fitues i Kupës së Kosovës, por edhe pretendent për titull deri në fund.

Ferizajasit luajtën edhe në garat evropiane, por ky edicion ka nisur siç është më keq për ta.


Lojtarët nuk janë duke u paguar dhe askush nuk po interesohet për ta.

As kryetari i klubit, por as anëtarët tjerë të kryesisë nuk janë interesuar fare për lojtarët dhe nuk i janë përgjigjur atyre.

E këtë gjendje të rëndë e ka konfirmuar edhe kapiteni Rron Ramadani nëpërmjet një shkrimi të shkurtë në profilin e tij në Facebook.

“Vitin e kaluar fitues të Kupës së Republikës së Kosovës, e këtë vit pa adresë!. Kush na e humbi traditën?”, ka shkruar Ramadani.

Mbetet të shihet nëse do të ndërmerret diçka nga Komuna e Ferizajt për ta ndihmuar klubin e Kastriotit në hendboll, por edhe sportet tjera në përgjithësi në këtë qytet që kanë mbetur mbrapa për dallim nga skuadrat tjera të qyteteve tjera në Kosovë. /Telegrafi/