Site icon Telegrafi

GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

Pas suksesit të dyqaneve në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, rrjeti i dyqaneve, GiFi ka zgjedhur destinacionin e radhës qytetin e bukur të Prizrenit.

Brendi i njohur botëror me origjinë nga Franca, GiFi së shpejti do të hap dyert në zemër të qendrës tregtare GALERIA Shopping Mall në Prizren, kështu duke krijuar mundësi të rëndësishëm për blerjet dhe duke plotësuar të gjitha nevojat dhe dëshirat e qytetarëve të Prizrenit dhe vizitorëve të qendrës GALERIA.

GiFi me gamën e gjerë të produkteve, ofron përzgjedhje për gjithçka që ju nevojitet për shtëpinë, kopshtin, kuzhinën, dekoret, lodrat për fëmijë, aksesorët sezonalë dhe produkte hobi, si dhe përzgjedhje pafund për dhurata.

Për më tepër, GiFi njihet për çmime të arsyeshme, oferta me çmime të lira, dhe zbritje të vazhdueshme për klientët.

Dyqani i ri GiFi,GALERIA Shopping Mall, do të krijoj mundësi dhe eksperiencë të re të blerjeve, ambient modern dhe të organizuar në mënyrë duke ju ofruar klientëve blerje të rehatshme dhe inspiruese.

GALERIA Shopping Mall, tashmë destinacioni kyç për blerje në qytetin e Prizrenit, me hapjen e pikës së re të GiFi, shton përzgjedhje më të pasur për klientët duke tërhequr vizitorë nga qytetet përreth dhe nga rajoni.

Hapja e GiFi në qendrën tregtare GALERIA do të sjellë një vlerë të shtuar për qytetin, duke e bërë atë një pikë referimi për të gjithë ata që kërkojnë produkte cilësore me çmime të volitshme.

GiFi, i njohur si ‘’Ide Gjeniale’’ përveç se ofron eksperiencën që kombinon prakticitetin dhe kreativitetin, dhe sjellë befasi të vazhdueshme për klientët.

Andaj hapja e GiFi është shumë premtuese për qytetarët e Prizrenit, duke krijuar një destiancion të ri për blerje për të gjithë familjen.

Së shpejti në GALERIA Shopping Mall në Prizren.

GiFi, Ide Gjeniale!

Exit mobile version