LAJMI I FUNDIT:

​Gërvalla: Kosova ka perspektivë të qartë për anëtarësim në BE

​Gërvalla: Kosova ka perspektivë të qartë për anëtarësim në BE
Foto: Arkiv

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla duke folur aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, ka thënë se Kosova ka perspektivë të qartë për anëtarësim në BE.

Kryediplomatja Gërvalla në seancën parlamentare shtoi nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në  Bashkimin Evropian.

“Nëse në njërën anë themi se përcaktimi i qartë i Republikës së Kosovës është hyrja në Bashkimin Evropian. Pra, kjo është perspektiva, kjo është e ardhmja jonë e qartë. Nëse në anën tjetër shohim zhvillimet e muajve të fundit që kanë një interesim gjithnjë e më të shtuar të shteteve anëtare të BE-së për integrimin e Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian.


Që nga presidenca sllovene e Bashkimit Evropian tema është ri-aktualizuar dhe kemi përpjekje të vazhdueshme se si integrimi i Ballkanit perëndimor në BE mund të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme pa shkaktuara shqetësime brenda BE-së. natyrisht që procesi nuk përfundon me dorëzimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE, por fillon një fazë shumë e rëndësishme që shpreh edhe formalisht aspiratat e saj për t’u anëtarësuar në BE. Kështu që nuk ka alternativë tjetër ndaj kërkesës formale për anëtarësim në BE”, theksoi ajo, transmeton kp. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori