Site icon Telegrafi

Georgina Rodriguez sërish e ashpër kundrejt trajnerit të Portugalisë: Mori një vendim të keq, sot nuk kemi humbur – kemi mësuar

Georgina Rodriguez ishte e pranishme për të parë Cristiano Ronaldon kundër Marokut – por superylli portugez mbeti në lot.

Ronaldo u anashkalua nga skuadra e Portugalisë pas një përplasjeje me trajnerin Fernando Santos, shkruan The Sun.

Sulmuesi reagoi keq kur u zëvendësua kundër Koresë së Jugut dhe Santos nuk ishte i kënaqur me sjelljen e tij.

Foto: AFP

Zëvendësuesi i Ronaldos, Goncalo Ramos shënoi një ‘hat-trick’ teksa Portugalia mundi Zvicrën në rezultat 6-1, megjithëse Cristiano luajti një rol kyç.

Por ai qëndroi në bankinë në ndeshjen kundër Marokut – dhe Georgina nuk ishte aspak e kënaqur me këtë vendim.

Ajo kishte një vështrim të ashpër teksa shikonte nga tribuna duke valëvitur një flamur të Portugalisë.

Foto: AFP

Mbështetja e saj u shpërblye menjëherë pas pjesës së parë kur Ronaldo u fut nga banka rezervë në lojë për Portugalinë e cila po mundej nga Maroku në rezultat 1-0.

Pavarësisht kësaj, ish-ylli i Manchester United nuk ishte në gjendje që të ndryshonte rezultatin famëkeq për Portugalinë.

Dhe me gjithë këtë që ndodhi, Georgina ende sulmoi Santos për dështimin e lojës së Portugalisë dhe faktin që nuk e futi në lojë Ronaldon që nga fillimi.

Foto: Getty Images

Ajo ka shkruar në Instagram: “Sot shoku dhe trajneri yt mori një vendim të keq. Ai shoku për të cilin ke kaq shumë fjalë admirimi dhe respekti. Njëlloj si kur hyre në lojë, ai pa se si gjithçka ndryshoi, por ishte tepër vonë”.

“Lojtari më i mirë në botë, arma e tij më e fuqishme, nuk mund të nënvlerësohet. Nuk mund të ngrihesh për dikë që as nuk e meriton. Jeta na jep mësime. Sot nuk kemi humbur, kemi mësuar”, shkroi Rodriguez.

Foto: FIFA

Ronaldo më vonë humbi një shans të artë për të barazuar ndeshjen, por përpjekja e tij me këmbën e djathtë ishte një goditje në krahët e portierit Yassine Bounou.

Maroku me dhjetë lojtarë arriti të qëndrojë deri në fund dhe u bë skuadra e parë afrikane që arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror. /Telegrafi/

Exit mobile version