Edhe çështja e ndërtimit të një gazsjellësi është shndërruar në çështje të politikës ditore për poenë politikë. Në aspektin e analizës së politikave, projektet si ky kërkojnë studim të kostove dhe përfitimeve dhe duhet të analizohen për një periudhën 30 vjeçare. Këtu duhet të përfshihen të gjithë faktorët dhe pasojat e mundshme të projektit duke përfshirë edhe ato që në projekte biznesore quhen eksternalitete (efekti mjedisor e shëndetësor). Disa faktorë të rëndësishëm ekonomik janë: kostoja për buxhetin publik (përveç ndihmave, ku përfshihet shpronësimi), kohëzgjatja e projektit, parashikimet e çmimit të gazit, kostoja e termocentralit me gaz dhe kostoja e rrjetit për ngrohje të amvisërive.
Kosova nuk ka komoditet të ngutet drejt një projekti madhor ashtu siç kishte ndodhur me projektet për autostradat. Kosto e autostradës Prishtinë-Vërmicë ka qenë përafërsisht sa buxheti total i Kosovës në vitin kur është nënshkruar kontrata e ndërtimit. Pasojat e atyre projekteve vërehen në degradimin social si kosto oportune, për shkak të orientimit të buxhetit në autostrada.
Në të njëjtën kohë duhet të analizohen kostot oportune dhe fizibiliteti i projekteve alternative. Sa i përket pasojave mjedisore, gazi natyror nuk është i ripërtërishëm, por është më i pastër se thëngjilli. Kurse, sa i përket çmimit të furnizimit me gaz, çmimi është i ndikuar nga faktorë rajonalë dhe dallon nga çmimi i naftës, për shembull, që shitet me një çmim në tregun botëror. Kjo domethënë që gazi që ofertohet nga shtetet më afër Kosovës do të jetë më i lirë për t’u importuar. Nëse gazsjellësi lidhet me TAP, atëherë gjasat janë më të mëdha që ai të jetë gaz azerbajxhanas. Dhe nëse lidhet me terminalin e gazit të lëngshëm, i njohur si LNG në Aleksandropulis në Greqi, i cili pritet të hyjë në funksion në fund të 2023-së, do të mund të furnizohet nga shtete të ndryshme që eksportojnë LNG. Sido që të jetë, kjo nënkupton që Kosova, për herë të parë do të përdorte një burim domethënës nga jashtë për të prodhuar rrymë dhe do t’i ekspozohet fluktuimeve botërore e rajonale të çmimeve të gazit, ngjashëm siç bën tash me rrymën elektrike.
Tre eksportuesit kryesorë të LNG-së janë Katari, Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që pritet të dalë në krye të listës këtë vit, të pasuar nga Rusia, Malajzia e shtete tjera. Kërkesa për LNG është në rritje e sipër, për shkak të rritjes së kërkesës së përgjithshme në Azi, por edhe për shkak se gazi shihet si një alternativë më e pastër dhe zëvendësim i përkohshëm i thëngjillit drejt kalimit në burime të ripërtërishme të energjisë. Në rast të një konflikti në Ukrainë, dhe nëse Rusia vendosë ta pakësojë furnizimin e gazit në Evropë, kërkesa për LNG vetëm se do të rritet.
Rusia është furnizuesi kryesor i Evropës me gaz dhe ekziston argumenti që vetë forcimi i industrisë së gazit e forcon ndikimin e Rusisë. Në anën tjetër, rritja e furnizimit të Evropës me gaz likuid, nga SHBA-ja, Australia dhe Katari e shtete tjera, shihet si një mënyrë për të zvogëluar ndikimin e Rusisë ne furnizim të Evropës me gaz si dhe zvogëlim të ndikimit gjeopolitik të saj.
Gazo-politika
Projektet e gazsjellëseve nuk janë vetëm ekonomike por ato kanë aspekte gjeo-ekonomike dhe gjeo-politike. Një gazsjellës i tillë do ta lidhte Kosovën me shtete si Greqia dhe Maqedonia e Veriut, kurse përmes importit të gazit do të krijonte potencialisht lidhje me shtete tjera si Azerbajxhani e SHBA-ja. Një pyetje me rëndësi është se, a do të përfundonte ky gazsjellës në Kosovë, apo do të vazhdonte drejt shteteve tjera si Mali i zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe potencialisht Kroacia?
Një projekt i tillë rajonal do ta forconte pozitën politike të Kosovës. Për t’u realizuar kjo duhen marrëveshje ndërshtetërore dhe ndërmjetësimi i SHBA-së si furnizues potencial me LNG, si dhe përkrahja e BE-së si financues i pjesshëm i projekteve. Gjithashtu, mundësia për qarkullim të dyanshëm, do ta lehtësonte opsionin e realizimit të një projekti në të ardhmen që e bën gazifikimin e thëngjillit, kështu duke ia lejuar Kosovës shfrytëzimin e një visari vendor për eksport. /Autor: Dr. Seb Bytyçi/
Autori është bartës i Programit për Politikë dhe Ekonomi të Universitetit të Londrës/LSE në Riinvest dhe Bashkëpunëtor i jashtëm në Universitetin e Wincesterit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Miratimi i buxhetit 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme