Gazeta italiane: Serbi – Shqipëri, ndeshja pa fund (Foto)

Edhe pas disa muajsh ajo ndeshje nuk ka përfunduar. Në një shkrim në numrin e ditës së mërkurë gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano” kujton atë mbrëmje dhe pasojat që vijuan për Kombëtaren Shqiptare.
Sipas shkruesit Malcom Pagani marrëdhëniet e vështira të dikurshme mes dy vendeve kanë zënë rrënjë edhe në fushën e futbollit. Atë ditë u panë të gjitha kërcënime, grushte, rrahje, korre raciste, flakadanë dhe flamuri i NATO-s i djegur në tribunë. Takimi ndërpre pas 41 minutash nga Atkinson dhe futbollistët shqiptarë nuk dolën më në fushë, pasi tifozët vendas e pushtuan dhe mungonin kushtet minimale të sigurisë, transmeton sportal.al
Flamuri që ndodhej në dronin që fluturoi mbi stadium u ngris nga lojtarët serbë duke provokuar, ndërsa në fushë zbriti për të thënë të tijën edhe Ivan Bogdanov. Ai person që krijoi trazira edhe në rastin e takimit Itali – Serbi që u zhvillua në Xhenova.
Në artikullin e tij Malcom Pagani e quan groteskt vemdimin e UEFA-s për ta penalizuar Shqipërinë me humbje në tavolinë dhe më pas duke i zbritur Serbisë 3 pikë në klasifikim. Ndeshja ka mbërritur në aktin e fundit që do të zhvillohet në Lozanë, Zvicër. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të shqyrtojë këtë javë ankimet e të dy federatave, të enjten atë të Serbisë, ndërsa të premten të Shqipërisë. Do të shikohen edhe një herë pamjet filmike të asaj mbrëmje të tepër të rëndë për futbollin botëror.
Serbët do të përpiqen të zvogëlojnë dëmin, por është tepër e vështirë të mos e quash përgjegjëse Federatën Serbe të Futbollit për rrezikun që iu kanos futbollistëve. Shqiptarët kaluan një natë të tmerrshme në Beograd dhe jo vetëm në stadium, por edhe para se të mbërrinin në atë arenë ferri. Përfaqësuesja e Shqipërisë e cila u zhgënjye pasi nuk pati të drejtë të luante shanset për tu kualifikuar në fushën e lojës.
Pasi pamjet filmike të ngjarjeve të Beogradit, Michel Platini, foli për një situatë ku do të kishte dënime të ashpra po harroi të merret përgjegjësitë e tij. UEFA vendosi përballë dy realitete që nuk mund të bashkëjetojnë shkruan Malcom Pagani. Atë natë nuk ndodheshin tifozë shqiptare dhe në artikullin e “Il Fatto Quotidiano” i mëshohet faktit se pse ky takim nuk u zhvillua me dyer të mbyllura.
Tani radhën e ka Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dhe logjika do të çonte që të paktën të përsëritet sfida. Kombëtarja Shqiptare po ecën mirë në këto kualifikuese me fitoren në fushën e Portugalisë dhe suksesin me përmbysje ndaj Armenisë në shtëpi. “Il Fatto Quotidiano” shkruan se duhet drejtësi me logjikë. Në dorë e ka Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. /Telegrafi/























































