LAJMI I FUNDIT:

Gaza dikur dhe sot, vendbanime të tëra janë bërë rrafsh me tokë

Gaza dikur dhe sot, vendbanime të tëra janë bërë rrafsh me tokë

Maxar Technologies ka publikuar imazhet satelitore që shfaqin shkallën e dëmit të shkaktuar në infrastrukturë në Rripin e Gazës, si pasojë e sulmeve ajrore izraelite.

Në fotografi mund të shihen shumë vendbanime që janë bërë rrafsh me tokë, transmeton Telegrafi.

E nga këto sulme deri më tani kanë humbur jetën mbi 6 mijë palestinezë, kurse izraelitët po vazhdojnë sulmet ajrore mbi caqet e Hamasit.


Ndërkaq dje tanket izraelite janë futur në Rripin e Gazës për të kryer një operacion ushtarak, dhe më pas janë rikthyer në territorin e Izraelit.

Ndryshe në ditën e 7 tetorit, militantët e Hamasit filluan një sulm të befasishëm mbi qytetet izraelite, ku si pasojw humbwn jetwn shumw qindra izraelitw.

E sot, në ditën e 21-të të këtij konflikti po vazhdojnë sulmet ajrore, kurse nga Gaza bëhet thirrje për ndihma humanitare. Ky vend ka mbetur pa energji elektrike, ujë, ushqim e derivate. /Telegrafi/