LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Duhet të mësojmë nga praktikat e Estonisë

Gashi: Duhet të mësojmë nga praktikat e Estonisë

Në kuadër të Samitit të Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë në Rigë, ryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi realizoi takim bilateral me Kryetarin e Parlamentit të Estonisë, Lauri Husar.

“Në takim, Kryetari Gashi iu referua procesit të digjitalizimit si proces që është në përmirësim të vazhdueshëm në Kuvend, sfidave me të cilat përballemi në procesin e digjitalizimit të plotë të institucionit, si dhe proceseve aktuale dhe pajisjeve të TIK-së në Kuvend në drejtim të transparencës së institucionit, disponueshmërisë së informacioneve për qytetarët dhe institucionet. Duke theksuar se digjitalizimi i Kuvendit dhe mbrojtja e të dhënave është një nga prioritetet në mandatin e tij, u shpreh i bindur se Kuvendi duhet t’i përdorë praktikat e parlamenteve që tashmë janë me përvojë në procesin e digjitalizimit dhe e sheh Riigikogun Estonez si lider dhe pionier në digjitalizimin në Evropë dhe më gjerë.

Kryetari Husar e shprehu mirënjohjen për njohjen e Estonisë si lider në epokën digjitale, veçanërisht gjatë zhvillimit të inteligjencës artificiale dhe sistemeve të mbrojtjes së të dhënave. Ai e njoftoi Kryetarin Gashi me proceset dhe zgjidhjet ligjore në Estoni gjatë 25 viteve të fundit. Nënvizoi se digjitalizimi është proces që kërkon ndarje të mjeteve të konsiderueshme buxhetore, por ato janë investim i madh për qytetarët, të drejtat e tyre dhe demokracinë. Shprehu gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit parlamentar dhe intensifikimin e kontakteve në të gjitha nivelet”, thonë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit.


Bashkëbiseduesit, shtojnë nga atje, ranë dakord se mbajtja e Samiteve në nivel parlamentar është nxitje dhe motivim shtesë për kryetarët e parlamenteve për t'u takuar dhe diskutuar në mënyrë dypalëshe dhe për mbrojtjen nga kërcënimet hibride, digjitalizimin dhe avancimin e bashkëpunimit. Ekzistenca e Grupeve të Bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve është bazë e shkëlqyer për realizimin e bashkëpunimit në të ardhmen, ndërsa Kryetari Gashi i bëri ftesë Kryetarit Husar që të vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Lajme
Kalo në kategori