LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Pas votimit të Thaçit për president, në LDK situata është e tensionuar

Gashi: Pas votimit të Thaçit për president, në LDK situata është e tensionuar

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, duke folur për procesin e votimit të presidentit në Parlamentin e Kosovës, ka thënë se kriza politike është kthyer në debat inatçor personal mes pushtetit dhe opozitës.

Në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Gashi ka thënë se pas votimit të Thaçit si president i ardhshëm i Kosovës, në LDK situata është e tensionuar, ndërsa ka thënë se reagimi i shefit të tij, Isa Mustafa, kundër deputetëve që nuk morën pjesë në seancën e votimit, ka qenë reagim i paarsyeshëm, ose një ironi e tepruar të cilën ka mundur në Grupin Parlamentar të LDK-së.

“Ka kohë që kishin nisur bisedimet në parti për të parë opsionet e mundshme, apo a ishte vendim i mirë zgjedhja e Thaçit për president. Procesi që ka ndodhë ka qenë jo i lehtë, jo vetëm për LDK-në por për gjithë faktorët politikë në Kosovë”, ka thënë Gashi, transmeton Koha.net.


“Ka shumë faktor që janë implikuar dhe ka pasur pasoja. Pasoja mes pushtetit mes pushtetit dhe opozitës. Tash ka marrë pasoja personale mes pushtetit dhe opozitës. Ka nisur konflikti individual dhe ka humbur debati politik. Më shumë po ka përplasje personale dhe deklarata të panevojshme për ne”, ka shtuar deputeti i LDK-së. Ka qenë një reagim i paarsyeshëm [i Isa Mustafës]. Ndoshta një ironi pak e tepruar. Ironinë ka mundur ta përdorë brenda LDK-së dhe jo në publik. Vendimmarrja për ta votuar apo mos votuar presidentin ka qenë vendimmarrje individuale”, ka theksuar Gashi.

Gjatë emisionit, ai ka thënë se pse sot në seancën e Kuvendit nuk votuan të propozuarit për Organin Shqyrtues Publik.

“Personat të cilat u propozuan kishin background të fortë politikë, sepse më pas në një kohë të shkurtër ata do të shkarkoheshin. Komisioni duhet të propozojë persona tjerë, por mesa e pash unë ka problem politik”, ka thënë ai. “PDK-ja i propozon njerëzit e vet dhe i qet në sistem, ky ishte një problem praktik dhe politik. Nuk është dashur asnjëri prej të propozuarve që të kenë përvojë politike. Unë nuk i njoh personalisht as nuk e di kush janë, por vendimi ynë ka pasur logjikë. Personat që shkojnë në këto organe nuk mund të jenë politikë dhe nuk do të duhej të ishin politikë, as të afërt me politikën. Kjo nuk i ndihmon asnjë partie që persona të caktuar të propozohen për këso pozita”.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori