LAJMI I FUNDIT:

Gareth Bale do të jetë kokëçarja kryesore e Realit gjatë verës

Gareth Bale do të jetë kokëçarja kryesore e Realit gjatë verës
Gareth Bale (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Përhapja e coronavirusit ka shkaktuar pezullimin e aktiviteteve të futbollit, ndërsa Real Madridi është duke bërë plane për afatin kalimtar veror dhe Gareth Bale mbetet një prej çështjeve kryesore për t’u zgjidhur.

Los Blancos nuk duan ta mbajnë uellsianin në sezonin e ardhshëm, mirëpo janë të vetëdijshëm se largimi i tij do të jetë i komplikuar.

Mbretërit janë të bindur se i kanë dhënë shumë raste dhe kanë pasur durim me Bale, i cili nuk ua ka kthyer besimin me performancat në fushë.


Real Madridi synon t’i mbledhë mbi 250 milionë euro nga shitja e lojtarëve
Lexo po ashtu Real Madridi synon t’i mbledhë mbi 250 milionë euro nga shitja e lojtarëve

30-vjeçari ishte pranë largimit nga Santiago Bernabeu në verën e kaluar, mirëpo transferimi i tij në Kinë dështoi.

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Trajneri Zinedine Zidane vendosi të llogariste në shërbimet e tij në fillim të sezonit, mirëpo lojtari dështoi të tregonte pritshmëritë.

Bale përfiton rreth 17 milionë euro në sezon, ndërsa klubi nuk dëshiron ta paguajë aq shumë një lojtar që nuk luan. Problemi është se Bale dëshiron të qëndrojë te Reali deri në fund të kontratës (në vitin 2022).

Në ndërkohë, Los Blancos janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij edhe pa para, me kusht që klubi që e transferon t’ia japë pagën.

Liga Premier ose Shtetet e Bashkuara mund të jenë destinacionet e mundshme të anësorit, pasi vetëm atje mund t’i plotësojnë kërkesat e tij financiare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori