Futbollistja e Republikës Demokratike të Kongos, Ruth Kipoyi, ka zemëruar tifozët e futbollit pasi goditi me grusht në fytyrë një lojtare të Marokut.
Incidenti ndodhi gjatë miqësores së DR Kongos me Marokun të hënën më 3 qershor.
Me rezultatin 2-1 në favor të marokenëve, 26-vjeçarja mori një karton të kuq për një ndërhyrje agresive.
Kjo i tërboi disa lojtare kundërshtare aq sa të përfshiheshin duke shkaktuar një përleshje mes dy skuadrave.
Yasmine Mrabet vendosi të përpiqet të qetësojë Kipoyin, por kongolezja që luan për Galatasaray, lëshoi një goditje të fortë me të majtën në nofullën e saj duke e rrëzuar në tokë.
Dr Congo player Ruth Kipoyi punching a Moroccan player last night 🇨🇩🇲🇦 pic.twitter.com/atlj49QY6h
— Football Fights (@footbalIfights) June 4, 2024
Videoja e incidentit ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale dhe fansat janë tërbuar me gjestin e futbollistes Kipoyi.
Në fund, Maroku fitoi ndeshjen me rezultat 3-2. /Telegrafi/