Pape Souare është përfshirë në një aksident të rëndë në një autostradë në Londër, mëngjesin e të hënës.

Futbollisti i Crystal Palace pësoi thyerje në kofshë dhe nofull gjatë përplasjes, kur vetura e tij humbi tërësisht pjesën e sipërme përpara se të ndalej nga një shtyllë e thyer gjithashtu.


nxj Momenti i nxjerrjes së futbollistit nga vetura.

Njoftimi është dhënë nga policia lokale dhe më pas edhe nga vet klubi londinez, transmeton SS.

Shërbimi ambulator në kryeqytet e nxori futbollistin nga makina e tij për ta çuar me helikopter në spitalin e Londrës lindore.

Dhjetëra pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit u paraqitën në vendin e ngjarjes. Dhjetëra pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit u paraqitën në vendin e ngjarjes.

Dëmtimet e Souare nuk rrezikojnë jetën e lojtarit, ndërsa klubi ka lajmëruar se po ndjek nga afër situatën e tij.

Kjo është gjendja e veturës pas aksidentit. Kjo është gjendja e veturës pas aksidentit.

su1

su2

su3

pepe

telegrafi sport app