Futbolli është sporti më i bukur në botë, por ka edhe momente të rrezikshme që mund t’ua rrezikoj jetën, megjithatë ka shumë futbollistë që kanë mposhtur ‘vdekjen’ dhe janë kthyer edhe më të fortë.
Ylli i madh brazilian, Garrincha lindi me një defekt gjatë lindjes, por e mposhti duke vazhduar ëndrrën e tij dhe duke u bërë një futbollist i madh, i cili do të njihet gjatë gjithë jetës, shkruan Telegrafi.
Futbollisti paraguaian, Salvador Cabanas u plagos me plumb në kokë, por i shpëtoi vdekjes dhe iu kthye futbollit për pak kohë, por iu desh të lë në gjysmë ëndrrën, pasi tani punon në furrë të bukës, e cila është pronë e familjes.
Edhe futbollisti, i cili llogaritet më i madhi në histori të futbollit, Lionel Messi lindi me një sëmundje fëmijërore që ia rrezikoi jetën dhe rritjen e trupit, por fitoi thuajse gjithçka që mund të fitohet në futboll.
Portieri çek, Petr Cech dhe mbrojtësi rumun, Christian Chivu, pësuan thyerje të kafkës gjatë ndeshjes, ku iu rrezikua jeta, por u kthyen edhe më të fortë se që ishin, shkruan Telegrafi
Në listë gjendet edhe sulmuesi nigerian i shumë skuadrave të njohura, Nwankwo Kanu, i cili pati një operacion në zemër dhe mbrojtësi francez i Barcelonës, Eric Abidal, i cili iu nënshtrua transplantimit të mëlqisë. /Telegrafi/