LAJMI I FUNDIT:

Fustani i radhës i ditëlindjes së Kylie Jenner është shumëngjyrësh, simpatik dhe gjithashtu i lirë

Fustani i radhës i ditëlindjes së Kylie Jenner është shumëngjyrësh, simpatik dhe gjithashtu i lirë

Kylie Jenner gjeti fustanin më simpatik për festimin e ditëlindjes së 23-të në një ishull në Bahamas.

Kylie Jenner gjithmonë ka një festë absolutisht të mahnitshme kur bëhet fjalë për festimin e ditëlindjes së saj çdo vit.

Ndërsa mbushi 23 vjeç në 10 gusht, ajo vendosi të fluturonte me familjen dhe miqtë e saj në Karaibe përmes avionit të saj privat.


https://www.instagram.com/p/CD1nM8QHiFM/

Tani, ajo vendosi të tregoj pak nga modën e saj në udhëtim dhe ajo kishte një fustan kaq të mahnitshëm!

Kylie Jenner shkëlqen në një fustan plot xhevahir, ndërsa vazhdon të festojë ditëlindjen e 23-të
Lexo po ashtu Kylie Jenner shkëlqen në një fustan plot xhevahir, ndërsa vazhdon të festojë ditëlindjen e 23-të

Jenner ndau tre fotografi në Instagramin e saj në 13 gusht, e veshur me një fustan shumëngjyrësh nga marka Farai London, i cili ishte plotësisht i duhuri për udhëtimin e saj tropikal.

https://www.instagram.com/p/CD2LYiQn88X/?utm_source=ig_embed

Fustani lidhej rreth shpinës dhe qafës së saj në një rrip të ndërprerë. Ngjyrat që dominonin ishin blu, jeshile, e kuqe e verdhë dhe e bardhë në të gjithë materialin.

Ajo çfarë habiti më shumë ishte se kushtonte diku rreth 100 euro, që për Kylie është një zgjedhje mjaft e lirë, pasi veshjet e saj zakonisht kushtojnë mijëra euro. /Telegrafi/