LAJMI I FUNDIT:

Fushatë me premtime të parealizueshme

Fushatë me premtime të parealizueshme

Partitë politike para dy ditësh kanë nisur zyrtarisht fushatën zgjedhore, me ç’rast “kanë shpërthyer” me premtime të shumta për elektoratin.

Të tria blloqet, koalicioni PDK-AAK-Nisma, koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe “Vetëvendosja”, janë zotuar për çështje të shumta, siç është rritja e buxhetit të shtetit, investimi në shëndetësi e deri te liberalizimi i vizave për një afat rekord tremuajsh, shkruan Zeri.

Mirëpo, njohësit e çështjeve politike në Kosovë konsiderojnë se pjesa dërrmuese e premtimeve i të tre taborëve janë vetëm elektorale dhe vështirë të realizueshme, kjo pasi shumica e premtimeve të kandidatëve për kryeministër janë gati se të pamundura të realizohen në një kohë kaq të shkurtër, si janë zotuar ata.


Megjithatë, ata thonë se një gjë e tillë nuk është diçka e papritur për fushata elektorale, porse partitë, siç shprehen analistët, nuk duhet të japin premtime megalomane. /Zëri/