LAJMI I FUNDIT:

Fury thotë se oferta që iu bë për t’u ndeshur me Mike Tyson ishte ‘tallje’

Fury thotë se oferta që iu bë për t’u ndeshur me Mike Tyson ishte ‘tallje’
Tyson Fury, Mike Tyson (Foto: Getty Images/Guliver)

Tyson Fury ka thënë se oferta që kishte marrë për t’u ndeshur me Mike Tyson në rikthimin e legjendës në ring, ishte një tallje apo shaka e madhe.

Ish-kampioni i padiskutueshëm botëror në kategorinë e peshave të rënda ka paralajmëruar zhvillimin e disa meçeve me karakter bamirës, ndërsa do të kthehet në ring 15 vjet pas pensionimit.

Tash 53 vjeçar, Iron Mike ka publikuar një sërë videosh dhe fotografish nga stërvitjet e tij, ndërsa si kundërshtarë potencialë janë përmendur emra të njohur të boksit, në mesin e tyre edhe Gypsy King, i cili kishte marrë një ofertë.


Tyson Fury thotë se e ka pranuar ofertën të ndeshet me Mike Tyson
Lexo po ashtu Tyson Fury thotë se e ka pranuar ofertën të ndeshet me Mike Tyson

“Njerëzit e tij më kontaktuan, unë dhe Mike bëmë një bisedë telefonike, ishte gjithçka reale, por asnjëherë nuk u materializua”.

(Foto: Screenshot/miketyson)

“Dikush që ia ofronte paratë Mike, u kthye dhe na ofroi kikirikë. Mike fliste për shifra 500 milionëshe, por ajo që erdhi në letër ishte shaka, ishte çmenduri”.

“Unë kisha një ofertë prej 10 milionë dollarësh nga ESPN që ta bëja meçin si miqësore, por mendoj se gjërat kanë ndryshuar tash”.

“Do të kisha dashur që ta ndaja ringun me të dhe të sillesha rrotull. Por, nëse ai do të fitonte, atëherë njerëzit do të thoshin se isha i dobët sepse më mposhti një 53 vjeçar, ndërsa po ta mposhtja unë atëherë do të kisha qenë i keq. Ishte një situatë e humbur për mua”, ka deklaruar kampioni i WBC-së për iFL TV. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Liga e Kampionëve
Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

Liga e Kampionëve
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

Barcelona synon yllin e Ligës Premier si pasues të De Jongut

La Liga
Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

Pedri e pranon se nuk e meritoi çmimin 'Lojtari i ndeshjes', tregon se cilit bashkëlojtarë do t'ia dhurojë

La Liga
Kalo në kategori