Ines Pohl
Atëherë bota dukej në rregull. Kur theksi në të folur tregonte se ishe me origjinë gjermane, deri në kohën e Krishtlindjeve njerëzit ishin plot vlerësim dhe respekt për Kancelaren gjermane. Angela Merkelin e brohorisnin në faqet kryesore të gazetave amerikane si zë të arsyes, kompetente për përparimin ekonomik, në fund të fundit jo vetëm si nënë e kombit gjerman, por si garante për stabilitet dhe siguri për një kontinent të tërë. Selfiet e Merkelit me refugjatët sirianë u bënë edhe në SHBA një simbol për Gjermaninë e re, bujare, të shoqëruara me duartrokitjet e përshëndetjes për refugjatët nga njerëzit në stacionin e trenit të Munihut.
Por, pastaj erdhi nata e Vitit të Ri me sulmet në Këln. Kultura e brohoritur e mikpritjes u kthye në krizë kërcënuese të refugjatëve. Me shtimin e problemeve në politikën e brendshme gjermane dhe në politikën evropiane nisi perëndimi i heroizmit të Merkelit. Nga shprehja optimiste “Do t’ia dalim mbanë”, parë nga perspektiva e shumë amerikanëve, në fund ka mbetur vetëm një “ne kemi frikë”.
Me vitin e ri nisi edhe fushata elektorale në SHBA dhe me avancimin shqetësues të Donald Trumpit edhe leja për t’u hapur dyert paragjykimeve dhe racizmit.
Më në fund erdhi një politikan që ofronte shpjegime, të cilat mund t’i kuptoje. Ai e dinte se pse bota e patrazuar amerikane kishte rënë në një paqetësi të tillë. Ai madje nuk kujdesej për të ashtuquajturat qëndrime korrekte politike, i përmendte me emër fajtorët dhe kishte edhe zgjidhje të thjeshta në ofertë: para së gjithash meksikanët dhe kinezët e kanë fajin për vështirësitë ekonomike, për luftërat dhe terrorin në botë fajin kolektiv e mbajnë myslimanët.
Dhe, meqenëse Donald Trump është mjeshtër në kapjen e atmosferës dhe shfrytëzimin e saj politikisht, ishte vetëm një çështje kohe derisa ai do të niste ta shfrytëzonte për fushatën e tij ndryshimin e klimës në Gjermani dhe në Evropë. Në sulme të ashpra në Twitter, ai e bëri përgjegjëse për atentatet në Paris kancelaren gjermane dhe politikën e saj ndaj refugjatëve. Çdo sulm, çdo vrasje në të cilën merr pjesë një mysliman në Gjermani kthehet në një dëshmitar qendror për politikën e tij të përjashtimit.
Por, tani punët për Donald Trumpin nuk duken mirë. Që prej kongreseve për shpalljen e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale, ai nuk po stabilizohet më vërtet. Në një kohë që shifrat e Hillary Clintonit në sondazhe rriten vazhdimisht, Trumpin po e braktisin anëtarë të shquar të partisë së tij dhe në ekipin e tij elektoral ka shumë probleme.
Strategjia e fushatës elektorale e Trumpit qe bazuar që në fillim në pasiguri, në vend të koncepteve politike. Llogaria e tij është sa e tejdukshme, aq edhe e suksesshme: sa më të mëdha të jenë frikërat e njerëzve, aq më e fortë do të jetë thirrja për një burrë të fortë, i cili t’i zgjidhë problemet me dorë të ashpër. Këtu për të është shumë e përshtatshme dilema në të cilën ka ngecur Angela Merkeli. Dhe me një thjeshtësi mjeshtërore ai luan sërish të vetmen kartë të fshehur në mëngë, kartën e frikës, duke e shpallur konkurenten e tij Hillary Clinton si Angela Merkel të Amerikës.
Angela Merkel është kthyer ndërkohë për shumë amerikanë në simbol të shpresave të zhgënjyera. Një grua, për të cilën besonin se do t’ia dilte mbanë, por e cila duket se dështon në paaftësinë e saj vetjake për të caktuar kufij të qartë. Një grua, së cilës shumë njerëz i besuan për një kohë të gjatë, por e cila në fund nuk tregoi ashpërsinë, të nevojshme për ta mbrojtur vendin e vet “nga të tjerët”. Një grua, e cila në fund të fundit tërheq terrorin në vendin e saj. Edhe 15 vjet pas 11 shtatorit 2001, frika nga një atentat terrorist mbetet arma më e fortë e Trumpit.
Kjo në një kohë kur krahasimi midis Merkelit dhe Clintonit duket kaq mjeshtëror, sepse barazimi i të dyja grave funksionon në vështrim të parë. Dhe se nga ky vështrim bëhet i qartë që Donald Trumpi është ndryshe. Në interpretimin e tij ai është ai burrë i fortë, i cili mund ta mbrojë Amerikën nga gabimet e një gruaje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Gjiganti gjerman, Bosch prezanton një javë pune katërditore, por edhe ul pagat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj