Përfaqësuesja e Francës ka rikthyer epërsinë ndaj Argjentinës me rezultatin 4-2.
Goli i dytë erdhi nga Benjamin Pavard në minutë 57-të, kurse Kylian Mbappe shënoi dy herë në vazhdim (64′, 68′).
Mbrojtësi shënoi gol të bukur në volle duke u bërë kështu pretendentë për golin më të mirë të Kampionatit Botëror. Ky ishte goli i tij i parë në nëntë paraqitje për Francën.
https://twitter.com/X68464838/status/1013078798013812736
Ndërsa Mbappe pas disa lëvizjeve të bukura në zonë në mesin e shumë lojtarëve arriti të tund rrjetën e portës kundërshtare, kurse të fundin pas një kundërsulmi.
Kjo ndeshje është në kuadër të 1/8 të finales së Kampionatit Botëror, kurse në çerekfinale do të luajnë me fituesin e Uruguai-Portugali. /Telegrafi/
https://twitter.com/X68464838/status/1013080391555665920
https://twitter.com/X68464838/status/1013081592208740353