Të dyja skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Real Madrid dhe Celta Vigo do të takohen në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit spanjoll, La Ligas.


Në xhiron e parë, skuadra e Zinedine Zidanes fitoi 3:0 në udhëtim te Real Sociedadi, ndërsa Celta Vigo humbi 1:0 në shtëpi nga skuadra e sapo-inkuadruar në ligë, Leganes.

Në këtë ndeshje, ‘Los Blancos’ duhet të bëjnë përsëri pa dy yjet e tyre, Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzeman. /Telegrafi/

Real Madrid: Casilla; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Bale, Morata, Asensio.Celta Vigo: Alvarez; Mallo, Cabral, Roncaglia, Jonny, Radoja, Wass, Tucu, Bongonda, Guidetti, Orellana.