Site icon Telegrafi

Formacionet startuese: Barca në kërkim të triumfit ndaj PSV-së

PSV Eindhoveni dhe Barcelona zhvillojnë ndeshjen e xhiros së pestë në Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Me tri fitore dhe një barazim, dhe dhjetë pikë të arkëtuara, Blaugranët janë në krye të grupit.

Skuadra holandeze është në vend të fundit në grup me vetëm një pikë të grumbulluar pas katër xhirosh dhe tashmë i kanë humbur shanset për kualifikim.

Trajnerët Mark van Bommel dhe Ernesto Valverde i kanë gati formacionet e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i PSV Eindhovenit: Zoet – Dumfries, Schwaab, Viergever, Angelino – Rosario, Hendrix – Lozano, Pereiro, Bergwijn – De Jong.

Formacioni startues i Barcelonës: T.Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Alba, Rakitic, Busquets, Vidal, Dembele, Messi, Coutinho.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Tottenham Hotspur dhe Inter. /Telegrafi/

Exit mobile version