Hapësira detare e Shqipërisë është vendi i prehjes së dhjetëra anijeve luftarake të fundosura gjatë dy luftërave botërore, relikte që mbrohen nga konventa ndërkombëtare dhe tradita detare, ndaj nuk mund të kthehen në objekte atraksioni nënujor për zhytësit e pasionuar. Por, disa prej tyre, në 20 vitet e fundit janë bërë pre e zhytësve grabitës, që të ndihmuar edhe nga indiferenca e shtetit i kanë kthyer mjetet me vlera historike thuajse në hekurishte.
“Ne synojmë përmirësimin e legjislacionit aktual që rregullon kompetencat dhe përgjegjësitë e zbulimit, ruajtjes dhe konservimit të objekteve që i përkasin të trashëgimisë sonë kulturore në det”, ka thënë komandanti i Forcës sonë Detare, Artur Meçollari.
Sipas tij, nga 64 anijet e mbytura përballë brigjeve shqiptare, pjesa më e madhe i përkasin viteve 1914-1918 dhe 1939-1945, ndërsa 19 të tjera janë anije të Flotës Detare të Shqipërisë që u fundosën për shkaqe të ndryshme pas viteve 1990.
Konventat e fundit ndërkombëtare UNCLOS III, ku aderon edhe Shqipëria, kanë përcaktuar një periudhë 100-vjeçare gjatë së cilës të drejtat mbi anijet e mbytura i kanë së bashku, si shteti i flamurit të mjetit lundrues dhe vendi të cilit i përkasin ujërat detare ku anija ndodhet. Tradita detare dhe e drejta zakonore e konsideron detyrim human respektin ndaj anijeve të mbytura, të cilat shpesh herë quhen varreza njerëzore me një lidhje të veçantë shpirtërore me shtetin e flamurit.
Sipas arkeologut nënujor Adrian Anastasi, gjatë dy dekadave të fundit nën ujë ka vepruar ligësia e grabitësve dhe jo ligji. Prandaj, vendndodhjet e objekteve mijëvjeçare me rëndësi arkeologjike nën det janë përjashtuar nga hartat e përpiluara nga Forca Detare për të shmangur abuzimet e rënda që kanë ndodhur më parë në ujërat territoriale përballë qyteteve bregdetare.
Ilir Çapuni nga Ulqini, nënvizon nevojën e ngutshme për një Muze Kombëtar të Detarisë.
“Kroacia vitet e fundit ka hapur katër muze të detarisë”, thotë ai.
Zhytësi ulqinak nënvijëzoi se materiali që ndodhet ende nën ujë përballë brigjeve të Shqipërisë “mundëson hapjen e të paktën tre muzeve, madje edhe në Ulqin, të cilët duhet të dëshmojnë të vërtetën e traditës në fushën e detarisë që në kohën e ilirëve, por edhe atë të peshkimit”.
“Fatkeqësisht, në stendat e Muzeut të detarisë në Kotorr (Mali i Zi), ku janë vendosur edhe stendat e traditës ulqinake, kuratorët e muzeut shkruajnë ende ‘anijet armike të shqiptarëve’”, tha Çapuni.
Gjet Ndoj, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Zhvillimit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës u ndal te rëndësia e inventarizimit të objekteve të trashëgimisë që ndodhen nën ujë.
“Tashmë kemi një institut të regjistrimit të objekteve të trashëgimisë dhe ky regjistër kombëtar duhet të përmbajë ‘pasaportat’ e mjeteve lundruese dhe objekteve të çdo lloji që janë të mbytur në 100 vitet e shkuara, por edhe ato më të hershme me vlera arkeologjike,” tha ai. “Kjo do ta shtojë përgjegjësinë dhe do të rrisë bashkëpunimin mes institucioneve”.
Muzealizimi i relikteve nën ujë apo në tokë vazhdon të jetë vetëm një dëshirë e mirë në një vend si Shqipëriame rreth 6,200 kilometra katrorë det territorial dhe me hapësirë të përgjithshme detare prej 11 mijë kilometra katrore. /Marrë me shkurtime nga: BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë