Entiteti që do të implementoj projektet prej 49 milion dollarësh të Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) është lansuar sot në Prishtinë, përmes një konference të nivelit të lartë, ku morën pjesë dhe folën Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, zëvendësambasadorja në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Colleen Hyland, kongresisti Amerikan, Eliot Engel dhe Zyrtari Kryesor Operues i MCC, Jonathan Nash.
Korporata e Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) dhe Qeveria e Republikës së Kosovës lansuan sot në Prishtinë, Fondacionin Kosovar të Mijëvjeçarit, entitet i themeluar për të implementuar projekte në vlerë 49 milionë dollarë, asistencë nga Qeveria Amerikane.
“Kalimi i pragut përmes rritjes”, konferenca një ditore që u organizua me këtë rast ka mbledhur personalitete të rëndësishme politike nga Kosova, SHBA-të dhe Shqipëria. Konferenca u hap me fjalimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u shpreh i bindur që projektet e aprovuara nga MCC-ja për asistencë në rritjen ekonomike të Kosovës, do të tregojnë rezultatet e duhura, duke i hapur Kosovës rrugë për bashkëpunime të reja dhe investime më të mëdha.
“Në bisedë me miqtë tanë në Amerikë, jam siguruar që nëse Kosova vazhdon me trendin e përmirësimit të indikatorëve kryesor demokratik të vendit tonë, mundësitë për bashkëpunime të mëtejme dhe investime shumëfish më të mëdha janë të sigurta’, ka thënë kryeministri Haradinaj në fjalimin e tij, duke falënderuar mysafirin special të kësaj konference Eliot Engel, kongresist Amerikan, dhe figurë e rëndësishme e proceseve politike të vendit tonë”.
Në vazhdim, për të pranishmit, foli edhe zëvendësambasadorja në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Colleen Hyland për rrugën e MCC-së drejt Kosovës dhe falënderoi ekipet e angazhuara në Uashington dhe Prishtinë, për punën e madhe që kanë bërë për të arritur deri te projektet e aprovuara dhe lansimin i këtij entiteti.
Për punën e madhe të bërë nga të gjitha ekipet e angazhuara ka folur edhe Drejtuesi Global i MCC, Jonathan Nash. Ai mes tjerash ka folur për rëndësinë strategjike të këtij kapitulli të ri në investimet amerikane në Kosovë.
Kurse kongresisti Eliot Engel, në një tregim tepër emocional, ka folur për historinë e tij me Kosovën dhe njerëzit që e kanë mirëpritur atë që nga vitet e 90-ta.
Fjalimet e hapjes janë moderuar nga Koordinatori Nacional i Zyrës për Sfidat e Mijëvjeçarit pranë Zyrës së Kryeministrit, Petrit Selimi, i cili është përgëzuar nga të gjithë folësit për punën e mirë në krijimin e ekipit dhe asistencën profesionale në drejtimin e ekipit, hulumtimin dhe dizajnimin e projekteve investuese.
Pas fjalimeve, konferenca ka vazhduar me tri panele të planifikuara, ku kanë marrë pjesë zonja Senida Mesi, zëvendëskryeministre në Qeverinë e Shqipërisë, Tim Judah, autor dhe kontribues për gazetën The Economist, Marco Mantovanelli, drejtues regjional i Bankës Botërore, Alessandra Roccasalvo, zëvendës reprezentuese në UNDP në Kosovë, Agon Maliqi, analist i pavarur, Stefan Osborne, ekonomist kryesor nga MCC si dhe Hira Sidiqqui, menaxhere e programit Social Impact, program që ka bërë gjetjet e reja statistikore rreth punësimit në Kosovë.
Përveç paneleve, në këtë konferencë është publikuar edhe Analiza e Ngecjeve të Kosovës, një raport që hedhë dritë mbi arsyet e ngecjes ekonomike në Kosovë.
Dy projektet madhore investuese të MCC në Kosovë janë projekti i Qeverisjes Transparente dhe të Përgjegjshme, si dhe ai i krijimit të një peizazhi të besueshëm të furnizimit me energji elektrike.
Mungesa e transparencës në institucionet publike dhe furnizimi me energji elektrike nga burime jo stabile, janë identifikuara si çështje të cilat e kanë ngecur zhvillimin ekonomik në Kosovë.
MCC dhe Zyra e Kryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, kanë themeluar ekipin punues për hulumtim dhe dizajnim të projekteve në fillim të vitit 2016. Ekspertët e Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit në Kosovë dhe përfaqësuesit e MCC nga Uashingtoni, kanë kryer një numër vizitash në Kosovë dhe janë takuar me disa qindra bashkëfolës nga komuniteti i donatorëve, institucione kosovare, shoqëri civile si dhe përfaqësues të biznesit.
Kualifikimi i Kosovës për një nga programet më inovative dhe transformuese të ofruara në Kosovë, e obligon vendin tonë të punojë dhe raportojë për arritjet e standardeve të larta në qeverisje të mirë, luftim të korrupsionit dhe liritë ekonomike.
Kosova është parakualifikuar për programe të MCC në nëntor të 2015, ndërsa projektet e para do të aprovohen dhe fillojnë së implementuari në fillim të vitit 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zgjedhjet zvarrisin ekzekutimin e 61 milionë eurove nga BE-ja për Kosovën
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite