LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 4° clearsky_day

​Fluks i qytetarëve në Fushë Kosovë, për të shfrytëzuar të drejtën e votës

​Fluks i qytetarëve në Fushë Kosovë, për të shfrytëzuar të drejtën e votës

Edhe në Komunën e Fushë Kosovës, një numër i madh i qytetarëve kanë dalë për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës. Kështu ka bërë të ditur menaxheri i vendvotimit, Esad Simnica në shkollën fillore “Selman Riza”, njëkohësisht qendra me më së shumti votues në këtë komunë.

Derisa ka dhënë më shumë detaje rreth procesit të votimit, Siminca ka theksuar se të drejtë vote në këtë vendvotim kanë mbi 15 mijë qytetar, ndërsa këtë të drejtë deri më tani e kanë shfrytëzuar mbi 3 mijë qytetarë.

“Procesi zgjedhor ka filluar sipas kohës që ka qenë e përcaktuar. Vërehet një fluks mjaft i madh i qytetarëve. Gjitha vendvotimet kanë qenë të pajisura me material zgjedhor dhe komisionerët dhe vëzhguesit. Pra, deri tash nuk kemi asnjë element të dyshuar sa i përket zgjedhjeve. Të drejtë vote në këtë qendër kanë diku 15 mijë e 443 persona dhe sipas asaj që kemi marrë në fillim kemi pas 1 mijë e 200. Tash deri në këto çaste janë afër 3 mijë votues që kanë dalë në zgjedhje. Ndërsa janë 14 vendvotime në qendrën tonë”, tha Simnica.


Numri i qendrave të votimit të cilat janë në dispozicion të qytetarëve është 941, prej të cilave 903 për votimin e rregullt, me gjithsej 2 mijë 533 vendvotime, dhe 38 qendra të votimit për votimin me kusht (nga një për çdo komunë), me gjithsej 56 vendvotime.

Qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë që në këto zgjedhje parlamentare të zgjedhin një subjekt politik dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë, ndryshe nga votimet e kaluara kur mundësia ishte të zgjidheshin vetëm deri në pesë kandidatë.

Zgjedhjet e sotme parlamentare të 9 shkurtit po monitorohen edhe nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian./kp/