Site icon Telegrafi

Fjalët e Nadalit pasi u bë tenisti më i trofeshëm në histori me 21 tituj Grand Slam të fituar

Tenisti spanjoll, Rafal Nadal ka thënë se ndihet i lumtur me triumfin në Australian Open, ndërsa përgëzoj edhe kundërshtarin e tij për lojën e treguar në finalen e madhe të zhvilluar në Rod Laver Arena..

Nadal ka arritur të triumfoj me rikthim 3:2 me sete ndaj Daniil Medvedev në finalen e madhe të Australian Open dhe me këtë fitore tenisti spanjoll hyn në histori pasi bëhet i pari që fiton 21 tituj Grand Slam.

Fitorja e tenistit spanjoll erdhi pas një maratone prej më shumë se pesë orëve dhe me rusin që ishte në epërsi 2:0, por me Nadal që bëri rikthimin magjik për të fituar në fund.

Lexo po ashtu Nadal fiton finalen e çmendur ndaj Medvedev në Australian Open dhe shkruan historinë në tenis me titullin e 21-të Grand Slam

Ky triumf në Austrlian Open e bëri Nadalin tenistin më të trofeshëm në histori dhe kjo e bënë shumë të lumtur, teksa nuk harron ta përgëzoj edhe kundërshtarin e tij për lojën e tij.

“Së pari e di që është një moment i vështirë. Daniil, ju jeni një kampion i mrekullueshëm, unë kam qenë në këtë pozicion disa herë në këtë turne, duke pasur shanse për të fituar trofeun, por nuk kam asnjë dyshim që ju do ta fitoni këtë trofe shumë herë në karrierën tuaj, sepse jeni i mrekullueshëm, ndaj dua t’ju përgëzoj…”, ka thënë fillimisht Nadal.

“Ishte një nga ndeshjet më emocionale të karrierës sime të tenisit dhe të ndaj një fushë me ju është thjesht një nder, ndaj të uroj gjithë të mirat në të ardhmen”.

Lexo po ashtu Reagimet e Nadalit pas titullit të 21-të Grand Slam janë thjesht fantastike

“Është e pabesueshme të më shohësh këtu me trofeun para të gjithëve. Për mua, është thjesht e mrekullueshme, duke qenë i sinqertë, pasi një muaj e gjysmë më parë, nuk e dija nëse do të isha në gjendje të kthehesha përsëri në turne duke luajtur tenis”.

“Sot jam këtu përballë të gjithëve me këtë trofe, dhe ju nuk e dini sa shumë kam luftuar për të qenë këtu. Nuk mund t’ju falënderoj sa duhet për të gjithë mbështetjen që kam pasur që kur erdha këtu, ju jeni thjesht i mrekullueshëm”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version