Fillon beteja mes televizorëve gjigant 4K

Kësaj rradhe bëhet fjalë për kompaninë Toshiba. Kjo kompani ka bërë paraqitjen e televizorit të ri, Quad Full HD. Televizori me ekran 84 inq (rezolucion 3840 x 2160) dhe motor CEVO 4K do të punoj me procesor quad.
Pa dyshim është një ndër zbulimet më të mira të Toshiba-së. Përderisa kompanitë tjera janë fokusuar në sjelljen e TV-ve me dizajn më ndryshe ose peshë më të lehtë, Quad Full HD me shpejtësinë e tij, ka arritur t’i befasoj të pranishimit në IFA.
Ndër dallimet kryesore në panel nga TV-të tjerë, vërehen ngjyrat më të ndritshme, madhësia e TV-së si dhe padyshim kualiteti i imazhit. Në paraqitjen e produktit është thënë se Quad Full HD ndër të tjera, përmban edhe Google Maps. Ndërsa, modeli 55 inq i kompanisë ofron TV-në e parë i cili nuk kërkon syzet 3D për të parë filmat tre-dimenzional.
Një zyrtar i kompanisë ka thënë se data e lëshimit në tregun amerikan dhe europian është caktuar për në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Çmimi i produktit nuk do të bëhet i ditur deri në vitin tjetër.


















































