LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë shitjet e iPad 3

Fillojnë shitjet e iPad 3

Pas lansimit zyrtar, iPad 3 i Apple i cili vjen me rrjetin 4G LTE ka filluar të shitet me para-porosi gjatë ditës së djeshme, ndërsa pas disa orësh duket se iPad 3 ka filluar të shitet edhe në njësi fizike nëpër dyqanet e autorizuara të Apple.

Sipas BGR, 4G LTE iPad për AT&T do të fillojë të shpërndahet nga 16 marsi, ndërsa në rrjetet tjera mobile kjo mund të ndodhë edhe më herët.

Me sa duket, versionet e iPad në 16GB dhe 64GB për tregun amerikan do të fillojnë shitjen me 16 dhe 19 mars, ndërsa për tregun e Evropës kjo do të fillojë edhe më herët. / Telegrafi /