Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi - Fifi, tanimë ka publikuar disa këngë nga albumi i saj i ri “Vëmendje”.

Në një postim të shpërndarë së fundmi në Instagram, ajo bën paralajmërimin e një tjetër projekti.


Bëhet fjalë për prurjen e radhës të artistes shqiptare “Presje”, e cila do të lansohet ditën e nesërme (e mërkurë).

“01:02.23 ‘Presje’ ora 17:00”, ka shkruar ajo.

Të shumta qenë reagimet e fansave, të cilët mezi po presin edhe për këtë këngë të re të Fifit.

Screenshot 1 110 Foto: Screenshot/YouTube

“Vëmendje”, “Refuzuar”, “Dehur” me Markel Gogën, “Kujna ja ke lon”, “Trauma” dhe “Bjeri” me Blastën - janë disa nga projektet që këngëtarja publikoi në kuadër të këtij albumi.

Secili nga këto projekte vlen të ceket se ka mbledhur miliona klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/