Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur shkurt si Fifi, për ndjekësit e saj në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi nga fëmijëria.

Nuk janë të rralla rastet kur yjet e skenës sjellin imazhe të dukjes së tyre si fëmijë.


Kështu ka vepruar edhe Filloreta, e cila vërehet se ka pësuar ndryshime në linjat e fytyrës gjatë rritjes.

Fifi1 1 (Foto: Instagram/Fifi.official)

"Fifuqi e vogël", ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

Ndryshe, Fifi së fundmi është prezantuar me këngën "Zhurmë" në festivalin "Kënga Magjike".

fifi2 1 (Foto: Instagram/Fifi.official)

Balada e saj u pëlqye shumë, ndërsa në festival e zuri vendin e tretë.

Edhe në platformën e shpërndarjes së videove, YouTube, është shikuar shumë dhe numëron afro katër milionë shikime. /Telegrafi/