Fifi publikon këngën e re "Zogo", vjen me tesha kombëtare në klip

Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë, këngëtarja Filloreta Raçi - Fifi, publikoi për fansat projektin e saj më të ri muzikor.
"Zogo" mban titullin kënga e saj e re, e cila është ripërpunim i këngës së njohur popullore, "Oj Zogo".
Muzika është punuar nga BiniDiez dhe Apollo, gjersa pjesën e re të tekstit e ka shkruar vet Fifi.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, pasi ai është xhiruar në mes të Tiranës, në sheshin "Nënë Tereza".
Në video, këngëtarja vjen më ndryshe se zakonisht, pasi ka vendosur të shfaqet me veshje kombëtare.

E veshur me "dallamën" e qëndisur me arë, Fifi është duket tejet tërheqëse në skenat e klipit "Zogo". /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
31/05/2019
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals














































