Fifi është ndër këngëtaret që pëlqehet në masë të madhe për interpretimet e projekteve të saj.

Ajo në rrjete sociale është tejet aktive, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga jeta dhe karriera profesionale.


Ditë më parë ajo ka ndarë të reja nga puna në studiot muzikore, duke bërë të ditur se do të lansojë këngën e re.

fifi.official.fr 126955962 154530103044203 3795452327131903850 n (Foto: Instagram)

Bëhet fjalë për “Ninullë dashurie”, nga klipi i së cilës ajo ka shkëputur një fotografi për ta ndarë në rrjetin social Instagram.

Ajo është parë me një veshje elegante, derisa qëndronte para një tavoline, mbi së cilën ishte edhe një makinë shkrimi.

fifi.official.fr 125891241 3708816125837862 1665367360851470303 n (Foto: Instagram)

Derisa po bëhet gati për publikimin e hitit të ri, “Përjetësi” është dueti i fundit që erdhi me Ermal Fejzullahun. /Telegrafi/