LAJMI I FUNDIT:

Fifi i gëzohet suksesit të këngës së re, “Diell” arrin shtatë milionë klikime

Fifi i gëzohet suksesit të këngës së re, “Diell” arrin shtatë milionë klikime
Foto: Instagram

“Diell” e Fifit momentalisht është një nga projektet më të dëgjuara e më të pëlqyera nga publiku.

‘Demo’, e publikuar vetëm disa javë më parë në YouTube, për kaq pak ka korrë suksese të mëdha.

Siç ka njoftuar së fundmi Filloreta Raçi (emri i vërtetë), kjo këngë ka grumbulluar shtatë milionë klikime.


Fifi (Foto: Instagram)

Krahas lajmit të gëzueshëm, ylli nga Ferizaj ka ndarë disa fotografi të vetes ku shfaqet duke pirë një gotë verë.

“Përse bëje skena në Big Brother, qaje pa arsye”, Fifi i reagon ndjekësit
Lexo po ashtu “Përse bëje skena në Big Brother, qaje pa arsye”, Fifi i reagon ndjekësit

“Urime për shtatë milionë e disa qindra. Ju dua të gjithëve”, kanë qenë fjalët e 27-vjeçares.

Kënga, të cilën njëherësh e kompozoi brenda qëndrimit në Big Brother VIP, u lansua gjegjësisht më 27 nëntor, pak pas daljes nga ky spektakël.

Ajo mori vendim për t’u larguar nga gara për shkak se nuk ndihej mirë dhe se donte t’i përkushtohej më shumë vetes. /Telegrafi/