Site icon Telegrafi

‘Ferrëgjati albino’ shpëtohet nga një strehimore në British Columbia

Një strehë e kafshëve në British Columbia prezantoi një “mysafir të ri” të pazakontë në objektin e saj – një ferrëgjatë albino.

Streha i Kafshëve Northern Lights tha në një postim në rrjetet sociale se ferrëgjati, i quajtur Coconut, u gjet duke përtypur përmes zorrëve hidraulike dhe kabllove elektrike në pronën e një banori të Smithers.bri

Tutje nga streha thanë se ferrëgjati është një albino, që do të thotë se trupi dhe sytë e tij janë plotësisht pa pigment. Ata thanë se gjendja është shumë e rrallë te këta ferrëgjatë, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


Postimi thoshte se “mysafiri i ri” do të marrë “shërbim në dhomë” në strehimore për disa muaj.

Zyrtarët e strehimores thanë se Coconut do ta kalojë të gjithë dimrin me ta, por mund të lëshohet prapë në botën e egër gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version