Një person është therur me thikë nga një i dyshuar në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është duke u trajtuar në QKUK.


“Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se është sulmuar me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar”, njofton policia.

Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/