Fëmija juaj ju ka goditur, si të reagoni: Këto janë arsyet pse vogëlushi juaj e bën këtë gjë
![Fëmija juaj ju ka goditur, si të reagoni: Këto janë arsyet pse vogëlushi juaj e bën këtë gjë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/07/fgfgfgfg-1-780x439.jpg)
Ka vetëm një mënyrë si të veproni
Ekspertët tregojnë që janë të rëndësishme dy gjëra.
Tronditje për çdo prind është kur fëmija godet. Ndjenja e hidhërimit, pikëllimit apo mossuksesit prindëror ju paralizon që të reagoni në mënyrën e duhur.
Kur ndodhin situata të tilla, dy gjëra janë shumë të rëndësishme: të kuptoni pse fëmija sillet në atë mënyrë dhe të reagoni në mënyrën e duhur, transmeton Telegrafi.
Studimet thonë se kjo është sjellja e zakonshme e fëmijëve të vegjël dhe nuk do të thotë se fëmija nuk e do nënën dhe as që ka dështuar në edukim.
Akademia Amerikane e Pediatrisë thotë se një fëmijë i vogël ose parashkollor shpesh godet për shkak të mungesës së vetëkontrollit.
Besohet se fëmija aq i vogël nuk ka arritur moshën në të cilën mund të shfaq qetësisht hidhërimin. Shkaqet e tjera mund të jenë këto:
▪ Fëmija ka arritur idenë që me goditje do të marrë atë që dëshiron.
▪ Fëmija përjeton ndjenja të mëdha që nuk është mjaft i pjekur për t’i kuptuar.
▪ Nuk di mënyrë tjetër për të marrë atë që dëshiron.
▪ Eksperimenton me dominim.
Fëmija i moshës së tillë zakonisht ende nuk ka empati të mjaftueshme.
Si duhet të reagojë prindi?
Nëse nëna dëshiron të ndërpresë këtë sjellje në mënyrën e duhur, me qortim apo me kthim të goditjeve këtë nuk do ta arrijë. Domethënë, fëmija kështu mund të mësojë që çdoherë kur i bën dikush diçka që nuk i pëlqen, vetëm mund ta kthejë me të njëjtën masë.
Qendra e prindërimit dhe edukimit propozon përdorim të frazës:
“E shoh që po përjeton ndjenja shumë të forta.”
“E shoh që po ndjeni nevojën për t’u shprehur fuqishëm.”
“E shoh që dëshiron shumë ta arrish këtë”.
Është e nevojshme të fillohet biseda me fëmijën për atë përse ka goditur, si edhe të respektohet për atë që ndien.
Ndëshkimi dhe disiplinimi
Disiplina dhe ndëshkimi nuk janë të njëjta. Disiplina është një mënyrë për të mësuar dhe forcuar një marrëdhënie të mirë prind-fëmijë. Synimi juaj është të përmirësoni sjelljen e tij. Gjithashtu, është e dobishme nëse fëmija lavdërohet për atë që bën siç duhet. Edhe pse kjo mund të duket kundërintuitive, lavdërimi është shumë më efektiv dhe ka një efekt më pozitiv sesa ndëshkimi i fëmijëve.
Ndëshkimi është negativ, ai shkakton pasoja të pakëndshme për fëmijën kur ai bën diçka që ju nuk e miratoni dhe fëmija shpesh nuk do të kuptojë se çfarë ka bërë për ta merituar atë ndëshkim.
Shoqata e mjekëve pediatër thekson se deri në moshën trevjeçare, e ndonjëherë edhe më vonë, fëmijët thjesht nuk e kuptojnë konceptin e ndëshkimit. Vendosja e kufijve është një qasje shumë më e mirë sesa ndëshkimi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë
![Fëmijët vazhdimisht grinden? Qe se çfarë mund të bëni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/636586068421148462-fight-780x439.jpg)
Fëmijët vazhdimisht grinden? Qe se çfarë mund të bëni
![Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sleep-780x439.png)
Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?
![Është koha të eksperimentoni: Katër tendencat e atleteve për pranverë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/785-0-67a1fcfc7b15.jpg)
Është koha të eksperimentoni: Katër tendencat e atleteve për pranverë
![Çmimet Critics Choice Awards 2025: Yjet që morën vëmendje me veshjet e tyre mahnitëse](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ofETHEbaVkxHLMMKDPjAjm-1280-80-780x439.jpg)
Çmimet Critics Choice Awards 2025: Yjet që morën vëmendje me veshjet e tyre mahnitëse
LisaRaye McCoy tregon krenarisht se i qëndroi larg operacioneve plastike: Unë jam një grua natyrale
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti