Ismajl Bajraktari, i cili veten e quajti kryetar i FBKSH-së për Kosovë tha se do të angazhohen për bashkimin e trojeve shqiptare.

Ndërkohë, Hyzri Salihu koordinator i FBKSH-së tha se në këtë organizatë që numëron deri tash 12 mijë persona ka edhe njerëz edhe nga institucionet e Kosovës.


FBKSH dhe AKSH kohë më parë janë shpallur si organizata ilegale. Mirëpo udhëheqësit e FBKSH-së për Kosovën thanë se ndihen shumë komod dhe nuk i frikësohen ndonjë arrestimi të mundshëm.

Ata kanë thënë se angazhimi i tyre do të jetë transparent dhe nuk do të kenë ndërmend të fshihen nga askush.

Ndërkohë, pohuan se AKSH-ja nuk vepron në Kosovë dhe Shqipëro pasi sipas tyre nuk ka nevojë, por vepron në vise tjera, gjegjësisht në pjesë tjera të banuara me shqiptarë. /Telegrafi/