Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është takuar me familjarët e pengjeve të liruara nga Gaza, takim ky i cilësuar nga mediat izraelite me plot tension, raporton Al Jazeera.
Takimi i të martës është mbajtur në pikën e luftimeve në Rripin e Gazës të pushtuar, transmeton Telegrafi.
Izraeli ka njoftuar se rreth 138 pengje vazhdojnë të mbeten në atë territor. E disa familjarë që shkuan në takim patën vetëm një qëllim, të kritikojnë qeverinë izraelite.
Dani Miran, djali i të cilit Omri është në mesin e pengjeve, ka thënë se ishte aq shumë i nervozuar sa që ka dalë nga takimi.
“Unë nuk do të hyj në detajet e asaj çfarë u diskutua, por e gjithë kjo shfaqje ishte e shëmtuar, fyese, e çrregullt”, tha ai për Channel 13 të Izraelit, duke thënë se qeveria kishte bërë një “farsë” prej saj.
“Ata thonë, ‘Ne bëmë këtë, ne bëmë atë’. (Udhëheqësi i Hamasit të Gazës, Yahya) Sinwar është ai që i ktheu njerëzit tanë, jo ata. Më zemëron që ata thonë se diktuan gjëra. Ata nuk diktuan një lëvizje të vetme”, shtoi ai.
Izraeli ka thënë se disa gra dhe fëmijë mbeten në duart e Hamasit, ndërsa familjet me të afërm meshkuj të rritur në robëri po kërkojnë që ata të mos harrohen.
“Ishte një takim shumë i nxehtë, shumë njerëz bërtisnin. Ne të gjithë po përpiqemi të sigurohemi që të dashurit tanë të vijnë në shtëpi. Ka nga ata që duan gratë që kanë mbetur ose fëmijët që kanë mbetur pas dhe ata që thonë ne duam burrat”, tha Jennifer Master, partneri i së cilës Andreya ende mbahet nga Hamasi.
Duke folur në një konferencë shtypi më pas, Netanyahu tha se kishte dëgjuar histori që “ia thyen zemrën”, duke përfshirë etjen dhe urinë, si dhe abuzimin fizik dhe psikologjik.
“Kam dëgjuar dhe ju keni dëgjuar gjithashtu për sulme seksuale dhe raste të përdhunimeve brutale që nuk ngjajnë me asgjë tjetër”, shtoi Netanyahu.
Disa familje ndërkohë po humbin durimin me qeverinë e Netanyahut.
“Ne besojmë te fëmijët tanë, se ata janë të fortë dhe se do ta kapërcejnë këtë dhe duam që qeveria dhe ushtria jonë të bëjnë atë që po bëjnë sa më shpejt – sa më shpejt që të jetë e mundur, për të filluar negociatat”, tha Idit Ohel, nëna e 21-vjeçarit peng Alon, gjatë një paneli online të organizuar nga Forumi për Pengjet dhe Familjet e Zhdukura.
“Gjashtëdhjetë ditë janë shumë. Unë nuk dua 61 ditë, nuk dua 65 ditë. Ne i duam të kthehen tani,” tha Ohel.
Izraeli tërhoqi negociatorët nga Katari më 2 dhjetor, duke thënë se ata kishin arritur në një “ngërç” pasi nuk arritën të bënin përparim në bisedimet që synonin të siguronin një pauzë tjetër.
Pas kësaj, Hamasi tha se nuk do të lirojë më pengje derisa të përfundojë lufta në Gaza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri