LAJMI I FUNDIT:

Facebook synon ta kthejë Messenger në një WhatsApp të ri

Facebook synon ta kthejë Messenger në një WhatsApp të ri

Rrjeti social synon që aplikacionin e saj të mësazheve ta transformojë në një platformë të plotë të “chat” e cila do të funksionojë ngjashëm sikurse aplikacioni i saj gjigant të cilin e bleu për 19 miliardë dollarë.

Aplikacionet e mesazheve në kohë reale janë duke rivalizuar shumë me rrjetet sociale, sidomos për nga sasia e kohës që përdoruesit e shpenzojnë në ato, dhe këtë gjë tashmë e ka kuptuar rrjeti më i madh social në botë – Facebook.

Për këtë, Facebook është duke menduar që aplikacionin e saj Messenger ta zgjerojë me funksione dhe tipare të reja të shumta.

Në mesin e karakteristikave të reja do të jenë edhe ato për shpërndarjen e përmbajtjes, qasje në aplikacionet e palëve të treta si dhe mundësinë e marrjes së shërbimeve tjera nga Facebook Messenger.


Sipas TechCrunch thuhet se Mark Zuckerberg dhe ekipi i tij janë duke menduar që ta kthejnë këtë shërbim në një platformë për shumë burime.

Në mesin e shërbimeve tjera që do të ofrojë Messenger është edhe mundësia për të ndërvepruar me miqtë, kontaktimi i operatorit tuaj mobil nga aplikacioni, apo edhe shikimin e videove virale të ditës.

Facebook Messenger synon që të rivalizojë ashpër edhe me rivalët e saj aziatik sikurse WeChat dhe Line që janë shndërruar nga aplikacionet e komunikimit në platforma të plota që përfshijnë mundësinë e realizimit të thirrjeve, dhe përdorimit të aplikacioneve dhe lojërave të ndryshme.

Sipas TechCrunch, risitë zyrtare të këtij aplikacioni do të shfaqen në konferencën e zhvilluesve të Facebook, F8, që do të mbahet më 25 mars. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Teknologji
Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Teknologji
Apple prezanton zyrtarisht MacBook Air-in e ri me tre përmirësime: procesor më të fuqishëm, ngjyrë të re dhe kamerë të avancuar

Apple prezanton zyrtarisht MacBook Air-in e ri me tre përmirësime: procesor më të fuqishëm, ngjyrë të re dhe kamerë të avancuar

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Teknologji
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Teknologji
Kalo në kategori